Droga dhe bananet, binomi i pandarë, sekuestrohet kontejneri në Pire

Nga A2 CNN
15 Nëntor 2024, 07:39 | Bota

Droga dhe bananet, binomi i pandarë, sekuestrohet kontejneri në Pire

Një sasi tjetër e madhe lënde narkotike është sekuestruar një ditë më parë në portin e Pireut në Greqi.

Bëhet fjalë për një sasi prej 51 kg lënde narkotike e llojit kokainë, e cila nëse do të dilte në treg do të arrinte një vlerë prej 2.3 milionë eurosh.

Edhe këtë herë, droga e një cilësie të lartë ishte fshehur në një ngarkesë me banane, e cila vinte nga Amerika Latine.

Deri në këto momente nuk ka persona të arrestuar për drogën, teksa policia vijon hetimet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos