Dronë në qiejt danezë: Përballemi me sulme hibride, nuk ka prova për përfshirjen ruse

Nga A2 CNN
25 Shtator 2025, 16:45 | Bota

Dronë në qiejt danezë: Përballemi me sulme hibride, nuk ka

Nuk ka qetësi në qiejt danezë. Një tjetër aeroport i vendit, atë të Aalborg, ndaloi përkohësisht fluturimet  shkak të inkursionit të disa dronëve. Incidentet që prekën edhe forcat ajrore daneze të cilat përdorin aeroportin edhe si bazë ushtarake, u cilësuan si sulme hibride që synojnë të përhapin frikë nga autoritetet.

Teksa u theksua se përgjegjësi duket të jetë një aktor profesionist, Danimarka nuk fajësoi drejtpërdrejtë Rusinë duke thënë se nuk ka prova për përfshirjen e saj.

Incidentet janë të fundit në serinë e inkursuoneve me dronë , përfshirë atë të dy ditëve më parë në Kopenhage, të cilat kanë ekspozuar cenueshmërinë e hapësirës ajrore europiane dhe sfidat me të cilat përballen qeveritë në luftimin e tyre.

“Nuk duhet të ketë dyshim se bëhet fjalë për një aktor profesional pasi kemi të bejmë me një operacion sistematik në kaq shumë vende, pothuajse njëkohësisht. Kjo është ajo që unë do ta përkufizoja si një sulm hibrid me lloje të ndryshme dronësh. Shërbimi i Inteligjencës së Mbrojtjes Daneze, po ndjek nga afër zhvillimet dhe po vlerëson vazhdimisht nëse kërcënimi ushtarak po ndryshon. Megjithatë, është gjithashtu e qartë se do të shohim incidente të tjera hibride. Nuk kemi prova për të bërë lidhjen e drejtpërdrejtë me Rusinë”, tha ministri Poulsen.

Aeroporti i Aalborg, i përdorur për fluturime komerciale dhe ushtarake, qëndroi për 3 orë i mbyllur për shkak të shkeljes së hapësirës ajrore nga dronë në orët e vona të së mërkurës. Dronë u vëzhguan edhe pranë aeroporteve të Esbjerg dhe Sonderborg, e po ashtu në bazën ajrore të Skrydstrup ku gjenden disa prej avionëve F-16 dhe F-35 të Danimarkës. Të gjitha zonat e prekura janë në gadishullin e Jutland në Danimarkën perëndimore.

Pas incidentit në Kopenhagen me herët gjatë javës, kryeministrja Mette Frederiksen tha se ai ishte sulmi më serioz deri më tani ndaj infrastrukturës kritike në vend duke e lidhur atë me inkursionet e dronëve rusë ne vende të tjera të NATO.

Por ambasadori rus në Danimarkë mohoi çdo përfshirje të vendit të tij.  Europa ka qenë na alert javët e fundit, pasi disa shtete anëtare të NATO raportuan inkursione në hapësirën e tyre ajrore, me Poloninë dhe Rumaninë që akuzuan drejtpërdrejtë Moskën.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos