Dronë rusë mbi Kiev, katër të vdekur dhe 20 të plagosur

Nga A2 CNN
6 Qershor 2025, 07:20 | Bota

Dronë rusë mbi Kiev, katër të vdekur dhe 20 të plagosur

Katër të vdekur dhe 20 të plagosur (16 të shtruar në spital) është bilanci i një sulmi të nisur gjatë natës nga forcat e armatosura ruse në Kiev.

Drone të shumtë goditën lagje të ndryshme të kryeqytetit, duke dëmtuar ndërtesa banimi dhe infrastrukturë, ndërkohë që energjia elektrike u ndërpre në disa lagje.

Shumë qytetarë u strehuan në strehimore, përcjell A2 CNN. Raketat ruse të lundrimit u raportuan gjithashtu duke fluturuar drejt perëndimit në rajonet e Kievit, Vinnicës, Khmelnicës, Lvivit dhe Ternopilit. Nga ana ruse, shtatë dronë u rrëzuan gjatë fluturimit drejt Moskës, ndërsa një tjetër avion i vuri flakën një biznesi në Engels, rajoni i Saratovit.

"Një person u vra në kryeqytet si pasojë e një sulmi armik. Sipas të dhënave të fundit të ofruara nga mjekët, deri më tani janë plagosur 20 persona. 16 prej tyre janë shtruar në spital", shkroi në Telegram nga kryetari i bashkisë së Kievit, Vitalij Klitschko, pas sulmit masiv me dron, shkruan A2 CNN. Kryetari i bashkisë njoftoi më vonë se numri i të vdekurve është përkeqësuar dhe ka katër të vdekur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos