Dronët në Poloni, NATO nuk e quan sulm të Rusisë

Nga A2 CNN
10 Shtator 2025, 10:03 | Bota

Dronët në Poloni, NATO nuk e quan sulm të Rusisë

Një burim i NATO-s i tha agjencisë së lajmeve Reuters të mërkurën se aleanca nuk po e konsideron si sulm hyrjen e disa dronëve rusë në hapësirën ajrore të Polonisë, përcjell A2 CNN. Sipas të dhënave fillestare, bëhet fjalë për një inkursion të qëllimshëm të gjashtë deri në dhjetë dronëve.

Burimi theksoi se kjo ishte hera e parë që avionët e NATO-s janë angazhuar për të përballuar një kërcënim potencial në hapësirën ajrore të aleatëve. Sistemet raketore Patriot, të vendosura në rajon, kanë arritur të zbulojnë objektet përmes radarëve, por nuk kanë hapur zjarr.

Në operacionin e zhvilluar gjatë natës morën pjesë avionë luftarakë F-16 të Polonisë, avionë F-35 të Holandës, një avion vëzhgues Aëacs i Italisë, si dhe avionë të furnizimit në ajër të menaxhuar në mënyrë të përbashkët nga NATO. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos