Gjenerali Dedë Prenga, i ftuar në studion e “Terminal” nga Aurora Sulçe, në A2CNN, deklaroi se Rusia po teston Evropën dhe po e kërcënon në të njëjtën kohë me dronët e saj.
“Ajo që po bën Rusia është testim dhe kërcënim paralelisht. Për sa kohë, takimi në Danimarkë doli pa një përfundim apo deklaratë, që të investohet për ruajtjen e krahut lindor të NATO-s me dronë, Europën e shoh si një konglomerat që i mungon kohezioni”, tha gjeneral Prenga.
“Duke parë këtë gjë, Putini nis nga një “pako” të vogël me dron deri në Mynih dhe teston se sa në gatishmëri janë shtetet evropiane. Siç vjen sot ai droni për të filmuar, nesër mund të vijë edhe një dron kamikaz dhe lloje të tjera armatimi”, shtoi gjeneral Prenga.
Sipas tij, duhet të shpresojmë që Rusinë e ka lodhur lufta në Ukrainë. (A2 Televizion)