Dronët rusë në Poloni, Rutte i dërgon një mesazh të qartë Putinit

Nga A2 CNN
10 Shtator 2025, 13:10 | Bota

Dronët rusë në Poloni, Rutte i dërgon një mesazh

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar lidhur me incidentin e mbrëmshëm në Poloni, ku dronët rusë shkelën hapësirën ajrore polake. Ai tha se “vlerësimi i plotë është ende duke u kryer”, por theksoi se “pavarësisht nëse ishte i qëllimshëm apo jo, është absolutisht i pamatur, është jashtëzakonisht i rrezikshëm”, përcjell A2 CNN.

“Mesazhi im për Putinin është i qartë: ndal luftën në Ukrainë, ndal përshkallëzimin e saj, të cilën tani ai në thelb po e drejton ndaj civilëve të pafajshëm dhe infrastrukturës civile dhe ndal shkeljen e hapësirës ajrore të aleatëve. Dijeni se ne jemi gati, jemi vigjilentë dhe do të mbrojmë çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s”, shtoi Rutte.

Ai tha se e konsideron reagimin e mbrëmshëm “shumë të suksesshëm”. “Gjithmonë duhet të sigurohemi që të jemi një hap përpara, por mendoj se mbrëmë u tregua qartë se ne jemi të aftë të mbrojmë çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s, përfshirë, sigurisht, edhe hapësirën e saj ajrore”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos