Moska ka reaguar përmes një deklarate mbi ndërhyrjet e shumta në Poloni nga dronë rusë.
"Objektivat e sulmit janë arritur. Të gjitha objektivat e përcaktuara u goditën", thotë Ministria e Mbrojtjes e Rusisë.
"Asnjë objektiv në territorin e Polonisë nuk ishte planifikuar për goditje”, thuhet më tej në deklaratën e Moskës.
"Rrezja maksimale e fluturimit të UAV-ve rusë të përdorur në sulm, të cilët dyshohet se kaluan kufirin me Poloninë, nuk i kalon 700 km. Megjithatë, ne jemi të gatshëm të zhvillojmë konsultime me Ministrinë e Mbrojtjes së Polonisë për këtë çështje", vijonte deklarata, shkruan A2 CNN.
Referenca për dronët që kanë një rreze veprimi prej 700 km duket se përfaqëson një mohim të mëtejshëm të përgjegjësisë ruse.
Ndërkohë, Kremlini ka refuzuar të komentojë mbi këtë çështje, duke thënë se kjo është një çështje që u takon zyrtarëve të mbrojtjes. (A2 Televizion)