Forcat speciale ukrainase kanë shkatërruar dy bombardues në një bazë ajrore thellë brenda Rusisë, sipas agjencisë së inteligjencës së Ukrainës, SBU.
Dy avionë të tjerë SU-34 u dëmtuan në operacion, ku dronët me rreze të gjatë veprimi sulmuan aeroportin Marinovka në rajonin e Volgogradit, sipas SBU.
Sulmet e natës shkaktuan gjithashtu një zjarr në "infrastrukturën me rëndësi kritike" në objektin ku avionët shërbehen dhe riparohen.
"Së bashku me vëllezërit tanë, ne vazhdojmë të punojmë për dobësimin e komponentit të aviacionit të ushtrisë ruse", tha SBU.
Shtabi i përgjithshëm i forcave të armatosura ukrainase shtoi: "Su-34-at rusë janë avionët kryesorë taktikë që kryejnë sulme me raketa dhe bomba në pozicionet dhe vendbanimet ukrainase. Në Forcat Hapësinore Ruse, ato klasifikohen si luftëtarë-bombardues në vijën e parë. to përdoren, në veçanti, për të hedhur bomba të drejtuara, duke përfshirë ato me module rrëshqitëse dhe korrigjimi”. (A2 Televizion)