Rrezik për sigurinë globale, gjenden 1 mijë fuçi me mbetje bërthamore në Atlantik

Nga A2 CNN
27 Qershor 2025, 20:06 | Bota

Një situatë e paprecedentë ka ndodhur në Oqeanin Atlantik. Raportohet se shkencëtarët kanë zbuluar dhe lokalizuar më shumë se 1 mijë fuçi me mbetje bërthamore në Atlantikun Verilindor.

Ekipi ndërkombëtar kërkimor u nis nga Franca perëndimore, në mesin e qershorit drejt zonës së tyre të kërkimit në pellgun e Evropës Perëndimore të Atlantikut. Ata planifikojnë të kalojnë katër javë duke kërkuar fuçi me mbetje bërthamore dhe duke vlerësuar ndikimin e tyre në sigurinë globale.

Midis viteve 1950 dhe 1980, disa vende hodhën mbetje bërthamore në oqean. Thellësitë e oqeanit, larg bregut dhe aktivitetit njerëzor, dukeshin si një zgjidhje e lirë dhe e lehtë për asgjësimin e mbetjeve të gjeneruara nga zhvillimi industrial dhe laboratorët - të paktën aty ku oqeani konsiderohej gjeologjikisht i qëndrueshëm.

Vetëm në vitin 1993 u ndalua përfundimisht hedhja e mbetjeve bërthamore në oqean. Besohet se të paktën 200 mijë fuçi gjenden vetëm në Atlantikun Verilindor - në thellësi prej 3 mijë deri në 5 mijë metrash.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos