
Presidenti i Rumanisë, Nicusor Dan, ka thirrur një mbledhje të Këshillit Suprem të Mbrojtjes, takim që po zhvillohet tani, shkruan A2CNN. Po ashtu është thirrur edhe ambasadori rus në Bukuresht, pasi një dron i Moskës goditi një pallat banimi në Rumani, duke lënë dy të plagosur.
Nuk është hera e parë që thirret ambasadori rus, por në Rumani po flitet se mund të ketë ndoshta një kundërpërgjigje e të fortë, që mund të shkojë deri në dëbimin e ambasadorit rus nga Bukureshti.
Kjo do të ishte një lëvizje shumë e fortë, por që duket e vështirë që Rumania ta ndërmarrë e vetme, pa konsultime me aleatët e BE-së dhe NATO-s.
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, tha se “lufta agresive e Rusisë ka kaluar edhe një vijë tjetër”, ndërsa NATO dënoi atë që e cilësoi si “sjellje të papërgjegjshme të Rusisë”. Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, tha se rrëzimi i dronit përfaqëson një "shkelje flagrante dhe serioze të sovranitetit të Rumanisë dhe hapësirës ajrore evropiane".
(A2 Televizion)