"Droni rus goditi vetëm gjysmë metër nga makina ime"- Automjeti civil në shënjestër gjatë "armëpushimit të Pashkëve" në Ukrainë

Nga A2 CNN
20 Prill 2025, 17:01 | Bota

"Droni rus goditi vetëm gjysmë metër nga makina ime"-

Sipas raporteve, forcat ruse shënjestruan automjetin e një vullnetari ukrainas ndërsa ai po evakuonte civilët në Donetskun e kontrolluar nga Rusia.

Sipas mediave të huaja, Kyiv Independent raporton se vullnetari Yevhen Tkachov po evakuonte civilët nga fshati Zoria kur ata u shënjestruan nga tre drone.

"Unë ndeza dritat e urgjencës, dola nga makina dhe fillova të tundë krahët për të treguar se isha një civil," tha ai për Ukrainska Pravda, shkruan A2 CNN.

"Pavarësisht kësaj, droni goditi vetëm gjysmë metri larg makinës sime. I bëra me shenjë dy makinave pas meje që të shkonin përpara, por nuk munda të drejtoja më vetë sepse makina ime nuk do të ndizte", vijoi ai më tej.

Në një deklaratë këtë mëngjes, Volodymyr Zelenskyy tha se numri i dronëve FPV të përdorur nga Rusia është rritur dyfish gjatë armëpushimit të propozuar nga Vladimir Putin për Pashkë.

Kujtojmë se më herët këtë mëngjes u dëgjuan disa shpërthime në Donetsk, shkruan A2 CNN.

Agjencia shtetërore e lajmeve TASS, duke cituar "shërbimet operative" lokale, tha se të paktën tre shpërthime u dëgjuan në qytet, i cili ka qenë nën kontrollin e Rusisë që nga viti 2014. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos