Dy javë pas vdekjes së vëllait, ndahet nga jeta Princesha Astrid e Norvegjisë

Nga A2 CNN
11 Shtator 2026, 16:44 | Bota

Dy javë pas vdekjes së vëllait, ndahet nga

Princesha Astrid e Norvegjisë është ndarë nga jeta në moshën 94-vjeçare, vetëm dy javë pas vdekjes së vëllait të saj, ish-mbretit Harald V.

Astrid ndërroi jetë të premten, më 11 shtator. Vetëm pak ditë më parë, ajo kishte marrë pjesë në ceremoninë mortore të vëllait të saj, i cili u nda nga jeta më 28 gusht, në moshën 89-vjeçare. Në ceremoni, princesha u shfaq në një karrige me rrota.

Gjatë viteve të fundit, paraqitjet e Princeshës Astrid në publik ishin bërë gjithnjë e më të rralla. Në muajin gusht, asaj iu vendos një stimulues kardiak, ndërsa i njëjti aparat i ishte vendosur edhe vëllait të saj.

Me vdekjen e Princeshës Astrid, nuk jeton më asnjë prej tre fëmijëve të ish-mbretit Olaf V, i cili drejtoi Norvegjinë nga viti 1957 deri në vitin 1991.

Pas ndarjes nga jeta të Harald V, froni norvegjez i ka kaluar djalit të tij, Mbretit Haakon VIII. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos