Aksident pranë rrethrrotullimit të Freskut, përplasen tri mjete, trafik i rënduar në Unazë

Nga A2 CNN
11 Shtator 2026, 17:14 | Kronikë

Aksident pranë rrethrrotullimit të Freskut, përplasen tri mjete,

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme pranë rrethrrotullimit të Freskut, në Tiranë.

Mësohet se një kamionçinë është përplasur me dy automjete të tjera.

Si pasojë e aksidentit është krijuar një radhë kilometrike automjetesh në Unazë.

Nuk ka ende informacion për persona të lënduar apo rrethanat e plota të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos