Gjykata merr vendim për pagat, Administrativja pro kolegëve: Ministria t’i paguaj!

Nga Loneta Progni
11 Shtator 2026, 16:40 | Kronikë

Gjyqtaret fitojnë pagat pasi paralajmëruan se do të nisin bojkotin e seancave në gjykata, veç atyre urgjente, togat e zeza kanë marrë në dorë një tjetër vendim. Gjykata Administrative e Tiranës ka pranuar kërkesat për sigurim padie të GKJKKO dhe asaj të Durrësit, përmes së cilës urdhëron Ministrinë e Financave të zhbllokojë pagat së bashku me shtesat për listë pagesat për muajin gusht.

Kriza e institucioneve për rrogat nisi gati 10 ditë më parë kur ministria e financave kërkoi që pagesat të shlyhen sipas formulës së parë edhe pse është rrëzuar nga gjykata kushtetuese në korrik. Pretendimi u refuzua nga togat e zeza që vepruan më tej duke bërë një kallëzim penal, ndërsa kryefinancieri u kundërpërgjigj me llogaritë që marrin njerëzit e drejtësisë.

Pagat sipas tij shkojnë nga rreth 530 mijë lekë deri në 998mijë lekë për gjykatësin e nivelit të tretë. Nisja e sesionit parlamentar u shoqërua dhe me reagimin e mazhorancës e cila deklaroi se formula e re e pagave do të miratohet në 17 shtator, ndërsa sipas llogarisë të së majtës efektet në buxhet shkojnë në 125 milionë euro për shlyerjen e shtesave të prapambetura prej vitit 2023.Tashmë me vendimin e parë në administrative gjyqtarët do të kërkojnë reagimin e financave që mesa duket do veprojë vetëm pas votimit të ligjit (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos