Rusia sulmon sërish Kievin: Dy të vrarë dhe disa të plagosur

Nga A2 CNN
11 Shtator 2026, 16:09 | Bota

Rusia sulmon sërish Kievin: Dy të vrarë dhe

Të paktën dy persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur pas sulmeve me dronë rusë ndaj dy stacioneve të karburantit në Kiev, në atë që autoritetet ukrainase e konsiderojnë si një valë të re sulmesh të përqendruara në zonat civile të kryeqytetit.

Sulmet ndodhën herët të premten në distriktet Obolonskyi dhe Dniprovskyi, vetëm pak minuta pasi u aktivizuan sirenat e sulmit ajror. Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, bëri të ditur se një person humbi jetën në vendngjarje, ndërsa një tjetër ndërroi jetë më vonë në spital. Gjashtë persona kanë kërkuar trajtim mjekësor.

Autoritetet ukrainase kanë paralajmëruar vazhdimisht qytetarët që të shmangin stacionet e karburantit gjatë alarmit ajror, për shkak të rrezikut të goditjeve direkte dhe shpërthimeve.

Sulmet ndaj stacioneve të karburantit në Kiev janë regjistruar edhe një ditë më parë, duke ngritur shqetësime se Rusia mund të jetë duke zhvilluar një fushatë të re sulmesh ndaj objektivave të lidhura me jetën e përditshme të banorëve të kryeqytetit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos