Dy “rivalët” që do të përballen me Putin në zgjedhje

Nga A2 CNN
5 Janar 2024, 20:32 | Bota

Dy “rivalët” që do të përballen me Putin në

Komisioni Qendror Zgjedhor në Rusisë ka regjistruar dy kandidatë të cilët do të rivalizojnë presidentin Vladimir Putin në zgjedhjet e ardhshme që do të mbahen më 17 mars.

Kështu, pas verifikimit të dokumentacionit, KQZ vendoi të pranojë kandidaturat e Leonid Slutskyt, kryetar në komisionin për punë të jashtme në dhomën e ulët të Parlamentit të Rusisë, si dhe të Vladislav Davankovit, nënkryetari i dhomës së ulët të Parlamentit.

Rivalët kryesorë të Putinit, Aleksei Navalny dhe Vladimir Kara-Murza, janë duke kryer dënime të rënda me burgim, për të cilat thonë se janë të motivuara politikisht.

Dy “rivalët” që do të përballen me Putin në

Për Putinin, 71-vjeçar, zgjedhjet janë formalitet, me mbështetje të mediave shtetërore, dhe pothuajse asnjë zë kundërshtar, si dhe burgosje të figurave opozitare.

Mbështetësit e Putinit besojnë se ai e ka rikthyer krenarinë kombëtare dhe një pjesë të ndikimit të humbur gjatë shpërbërjes së ish-Bashkimit Sovjetik. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos