Sulme ajrore ruse në Ukrainë, viktima e të plagosur. Zelensky udhëton në Suedi për eksportet e mbrojtjes

Nga A2 CNN
22 Tetor 2025, 07:20 | Bota

Sulme ajrore ruse në Ukrainë, viktima e të plagosur. Zelensky

Të paktën dy persona kanë vdekur në Kiev dhe 13 të tjerë janë plagosur në Zaporizhia pas sulmeve ruse në Ukrainë mbrëmjen e djeshme, thanë autoritetet lokale. Shpërthime u raportuan gjithashtu në Dniepër dhe në qytetin portual të Izmail.

Moska nisi një sulm ajror në shkallë të gjerë kundër Ukrainës mbrëmë, me shpërthime që tronditën Kievin dhe qytete të tjera në të gjithë vendin.

Sulmet erdhën menjëherë pasi Ukraina nisi raketat Storm Shadow kundër Rusisë. Sipas Shtabit të Përgjithshëm të Kievit sulmi goditi uzinën kimike të Bryansk, e cila prodhon komponentë kryesorë për raketat ruse.

Banorët e Kievit dëgjuan shpërthime në qytet rreth orës 1:10 të mëngjesit sipas kohës lokale, menjëherë pasi Forcat Ajrore lëshuan një paralajmërim për raketa.

Disa shpërthime të tjera ndodhën afërsisht 30 minuta më vonë. Shpërthime u raportuan gjithashtu në Dnipro, Zaporizhzhia dhe qytetin portual të Izmail.

Ndërkohë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të udhëtojë sot për në Suedi dhe të dy vendet do të bëjnë një njoftim mbi eksportet e mbrojtjes, tha qeveria në Stokholm në një deklaratë këtë mëngjes.

Zelensky dhe kryeministri suedez Ulf Kristersson do të takohen në qytetin Linkoping, selinë e grupit të mbrojtjes Saab, i cili prodhon avionin luftarak Gripen.

"Pas takimit, Kristersson dhe Zelensky do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp për të bërë një njoftim mbi eksportet e mbrojtjes", tha Stokholmi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos