Ushtria izraelite ka identifikuar trupat e dy pengjeve të kthyera nga Hamasi të martën. Ata janë Aryeh Zalmanovich, 85 vjeç në kohën e vdekjes së tij, dhe Sergeant Tamir Adar 38 vjeç.
Zalmanovich u rrëmbye nga shtëpia e tij në kibucin Nir Oz dhe u vra në robëri më 17 nëntor 2023, thanë Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) në një deklaratë. Ndërsa Adar, ishte anëtar i skuadrës së sigurisë së komunitetit të Nir Oz dhe u vra ndërsa luftonte kundër personave të armatosur të Hamasit gjatë sulmit të 7 tetorit.
Dy arkivole që mbanin trupat e Zalmanovich dhe Adar kaluan kufirin me Izraelin më herët të martën dhe u dërguan në Institutin Kombëtar të Mjekësisë Ligjore për identifikim formal dhe për të hetuar shkaqet e vdekjes.
Hamasi ka kthyer tani 15 nga 28 trupat e pengjeve të vdekur të përcaktuar në marrëveshjen e armëpushimit të propozuar nga SHBA-të, e cila u nënshkrua më 9 tetor.
(A2 Televizion)
