E kanë përdorur edhe klinika në Shqipëri, dhuruesi me gjen kancerogjen është babai i rreth 200 fëmijëve në Europë

Nga Xhevahir Qardaku
10 Dhjetor 2025, 09:10 | Bota

Një skandal i përmasave tepër të mëdha. Një hetim i gjerë ndërkombëtar ka zbuluar se një dhurues sperme, i cili pa dijeninë e tij mbante një mutacion gjenetik që rrit ndjeshëm rrezikun e kancerit, ka bërë të mundur lindjen e të paktën 197 fëmijëve në të paktën 14 vende europiane, përfshirë edhe Shqipërinë.

Zbulimi ka tronditur familjet e prekura dhe ka ngritur sërish shqetësime për rregullimin e tregut ndërkombëtar të spermës. Dhuruesi, i cili e ka kryer këtë procedurë që prej vitit 2005 kur ishte student, rezultoi të ketë një mutacion në gjenin TP53, i njohur si shkaktar i sindromës së rrallë Li-Fraumeni. Ky mutacion rrit deri në 90% rrezikun për zhvillimin e kancerit gjatë jetës, veçanërisht gjatë fëmijërisë, si dhe tumoreve të gjirit, trurit, kockave dhe leukemisë.

E kanë përdorur edhe klinika në Shqipëri, dhuruesi me gjen
Harta e shteteve ku është dërguar sperma nga dhuruesi me mutacionin gjenetik. Foto: BBC

Ndërkohë që dhuruesi është vetë i shëndetshëm, pasi mutacioni është i pranishëm vetëm në rreth 20% të spermës së tij, fëmijët e krijuar nga spermatozoidet e prekura e trashëgojnë mutacionin në çdo qelizë të trupit. Disa nga fëmijët e lindur me këtë mutacion tashmë janë diagnostikuar me kancer, ndërsa disa kanë ndërruar jetë në një moshë shumë të re.

E kanë përdorur edhe klinika në Shqipëri, dhuruesi me gjen

Mjekët që trajtonin këta fëmijë ngritën alarmin në një konferencë ndërkombëtare të këtij viti, duke vënë re se një numër i madh rastesh të ngjashme po lidheshin me të njëjtin dhurues. Hetimi, i udhëhequr nga 14 transmetues publik europianë, përfshirë BBC, zbuloi se sperma e dhuruesit është shpërndarë në 67 klinika fertiliteti në vende si Shqipëria, Danimarka, Belgjika, Spanja, Gjermania, Greqia, e disa të tjera. Kjo shpërndarje masive ka ndodhur pavarësisht kufizimeve kombëtare për numrin e familjeve që mund të përdorin spermën e një dhuruesi. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos