Izraeli mbetet një vend thellësisht i ndarë nga brenda, pavarësisht gjithçkaje. Masakra e tmerrshme e kryer nga Hamasi më 7 tetor bëri që të harrohen demonstratat dhe polemikat serioze kundër qeverisë dhe partive fetare që e kishin tronditur thellë shoqërinë gjatë muajve të fundit, por në realitet problemet themelore mbeten të pandryshuara.
Prova më e mirë për këtë janë tensionet e krijuara nga zgjedhja e Rabinëve për të mos varrosur 23-vjeçaren Alina Falahati, e cila u vra nga Hamasi.
Trupi i shpërfytyruar i vajzës izraelite u identifikua vetëm së fundmi, por Rabinët refuzojnë ta varrosin në një varrezë të shenjtëruar hebreje.
Arsyeja lidhet me faktin se Alina nuk kishte përfunduar ende procedurat fetare për konvertimin në judaizëm dhe sipas tyre nuk ka të drejtë të varroset në një varrezë zyrtare të kontrolluar nga Rabinati.
Në krahun tjetër familja e 23-vjeçares proteston kundër vendimit. "Vajza jonë vdiq si një çifute midis judenjve", ka thënë babai i saj.
Por Alina nuk është e vetmja që vuan këtë vendim të Rabinatit edhe pse e vdekur, pasi më parë viktima të tjera, veçanërisht me origjinë ruse, nuk u varrosën sipas procedurave të ligjit hebre, Halakha. (A2 Televizion)