Aktorja amerikane Hayden Panettiere ka ndërruar jetë në moshën 36-vjeçare. Kjo është konfirmuar nga familjarët dhe bashkëpunëtorët e saj të afërt.
Babai i saj, Skip Panettiere, e përshkroi atë si “një dritë të jashtëzakonshme dhe një forcë të natyrës”, që sillte gëzim tek ata që e njihnin dhe e ndiqnin.
Shkaqet dhe rrethanat e vdekjes së saj ende nuk janë bërë të ditura. Panettiere u bë e njohur për rolin e Claire Bennet në serialin “Heroes” dhe të këngëtares së country-t, Juliette Barnes, në “Nashville”.
Ajo u shfaq gjithashtu në filma të njohur si “Remember the Titans”, “Scream 4” dhe “Scream VI”. (A2 Televizion)