“Qëndroi jashtë luftës me Iranin”, Trump redukton stërvitjet me Korenë e Jugut: Kim Jong Un mik

Nga Xhevahir Qardaku
17 Gusht 2026, 10:28 | Bota

Donald Trump në modalitetin e hakmarrjes. Presidenti amerikan njoftoi se ushtria e tij do të “reduktonte ndjeshëm” stërvitjet e përbashkëta me Korenë e Jugut, duke cituar “marrëdhënien e mirë” me liderin e Veriut Komunist, Kim Jong Un.

Përmes një mesazhi në Truth Social, ai pretendoi se Seuli ka refuzuar që t’i bashkohej SHBA-ve në “çarmatosjen bërthamore” të Iranit.

 “Këto stërvitje jo vetëm që janë të kushtueshme, me shumicën e këtyre kostove të paguara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (si zakonisht!), por dërgojnë një sinjal që është krejtësisht i papërshtatshëm dhe armiqësor, ndaj një vendi që, për sa kohë që Donald J. Trump ka qenë President, ka qenë jo kërcënues dhe respektues. Prandaj, dhe bazuar në faktin se është tepër vonë për t'i anuluar, i kam udhëzuar Sekretarit të Luftës, Pete Hegseth, që të zvogëlojë ndjeshëm Stërvitjet e Përbashkëta Ushtarake!”, tha Presidenti i SHBA Donald Trump.

Koreja e Jugut, sipas asaj që raportojnë mediat ndërkombëtare, po shqyrton komentet e Trump, ndërsa shpreson se një marrëdhënies e mirë mes Uashingtonit dhe Penianit mund të sjellë bisedime domethënëse. Koreja e Veriut ende nuk ka komentuar këto zhvillime.

Më herët, Seuli nënvizoi se stërvitjet ushtarake me Shtetet e Bashkuara do të zhvillohen siç ishin përcaktuar më parë. Kjo vjen pasi Koreja komuniste testoi këtë muaj raketa balistike të ndaluara nga Kombet e Bashkuara.

Komentet e presidentit amerikan erdhe më pak se 24 orë pasi ai publikoi një fotografi të vjetër të tij me Kim Jong Un në 2019, duke shkruar: dy miq të mirë ‘pavarësisht se kemi pamje jomiqësore në këtë imazh”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos