"Puna jonë është të përgatitemi për luftë dhe ta fitojmë atë". Kështu u shpreh shefi i Pentagonit, Pete Hegseth, në fjalimin e tij në Quantico para qindra gjeneralëve amerikanë.
"Paqe përmes luftës. Udhëheqësit politikë budallenj dhe të pamatur kanë vendosur busullën e gabuar dhe ne kemi humbur rrugën. Jemi bërë 'departamenti i zgjuar'. Për një kohë shumë të gjatë, ne kemi promovuar udhëheqës për arsyet e gabuara: bazuar në racën e tyre, kuotat gjinore, të ashtuquajturat të parat historike. Tani duhet të pastrojmë mbeturinat. Po i japim fund luftës kundër luftëtarëve", tha shefi i Pentagonit, transmeton A2 CNN.
Duke qëndruar para një auditori të mbushur me oficerë të lartë të ushtrisë amerikane, Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth u zotua se Departamenti i Mbrojtjes nuk mund të kalonte asnjë ditë pa u marrë drejtpërdrejt me atë që ai e quajti “trarin në syrin tonë”, duke iu referuar “drejtësisë sociale, korrektësisë politike dhe mbeturinave toksike ideologjike”.
Gjithashtu Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth u tha oficerëve të lartë ushtarakë se nuk dëshiron më të shohë “gjeneralë dhe admiralë të shëndoshë” ose trupa mbipeshë në formacionet luftarake, ndërsa theksoi nevojën për t'iu përmbajtur standardeve të rrepta të fitnesit për anëtarët e shërbimit amerikan në të gjithë botën, raporton A2 CNN.
“Është krejtësisht e papranueshme të shohësh gjeneralë dhe admiralë të shëndoshë në korridoret e Pentagonit duke udhëhequr komanda në të gjithë vendin, në botë, është një pamje e keqe dhe nuk është ajo që jemi ne”, tha Hegseth gjatë një takimi të pazakontë oficerësh në një bazë ushtarake në Quantico të Virxhinias.
“Është e keqe dhe nuk është ajo që jemi ne. Ushtria amerikane do të kërkojë që ata që janë në punë luftarake të përmbushin këtë standard më të lartë vetëm për meshkuj”, njoftoi të martën Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth, duke thënë se çdo anëtar i shërbimit në një punë luftarake në ushtri duhet të shënojë mbi 70% në “standardin mashkullor” të testit të aftësisë fizike të shërbimit të tyre.
Ushtria amerikane do të kërkojë që ata që janë në punë luftarake të përmbushin “këtë standard më të lartë vetëm për meshkuj”, njoftoi të martën Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth, duke thënë se çdo anëtar i shërbimit në një punë luftarake në ushtri duhet të shënojë mbi 70% në “standardin mashkullor” të testit të aftësisë fizike të shërbimit të tyre.
(A2 Televizion)