VIDEO| Gjarpri gjigant tmerron të moshuarën teksa po flinte

Nga A2 CNN
30 Shtator 2025, 12:51 | Bota

VIDEO

Një e moshuar, e cila po flinte e qetë në divan ka përjetuar tmerrin e jetës kur një piton iu ngjit mbi këmbë pa e kuptuar.

Fillimisht, ajo mendoi se ishte macja e shtëpisë dhe e largoi me dorë, pa u zgjuar plotësisht. Vetëm pasi hapi sytë, pa gjarprin gjigant që lëvizte në anën tjetër të dhomës, shkruan A2 CNN.

Pamjet e frikshme janë regjistruar dhe po qarkullojnë në rrjet, duke marrë reagime të shumta.

(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos