Një tërmet ka goditur New Jersey paraditen e së premtes ( me orën lokale) duke bërë që ndërtesat në Qytetin fqinj të New York-ut dhe në zonat përreth të dridheshin nga lëkundjet.
Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara njoftoi se tërmeti ishte me magnitutë 4.7 të shkallës Rihter dhe se epiqendra ndodhej 7 km në verilindje të Stacionit Whitehouse, New Jersey.
JUST IN - Streamer captures moment earthquake hit New Jersey and felt in New York Citypic.twitter.com/UAEbbmfw24
— Insider Paper (@TheInsiderPaper) April 5, 2024
Lëkundjet u ndjenë rreth orës 10:20 të paradites me orën lokale. Deri më tani, raportime për dëme nuk ka. Tërmetet janë një dukuri relativisht e rrallë në Bregun Lindor të Shteteve të Bashkuara.
Banorët iu drejtuan mediave sociale ku u shprehën se tërmeti është ndjerë nga Philadelphia deri në New York dhe në lindje përgjatë bregut. (A2 Televizion)