Ebola në Kongo, rëndohet bilanci, 3,510 viktima, OKB paralajmëron për muaj të vështirë

Nga A2 CNN
15 Shtator 2026, 15:52 | Bota

Ebola në Kongo, rëndohet bilanci, 3,510 viktima, OKB

Përpjekjet për të frenuar përhapjen e Ebolës në lindje të Kongos kanë dhënë disa rezultate pozitive, por situata vijon të mbetet kritike.

Zyrtarët e Kombeve të Bashkuara paralajmërojnë se epidemia është ende në përmasa të mëdha dhe se mund të nevojiten muaj për ta vënë plotësisht nën kontroll.

Koordinatori special i OKB-së për Ebolën, Julien Arnis, deklaroi në një konferencë për shtyp në Gjenevë se në disa zona është shënuar përparim, ndërsa në të tjera rastet vijojnë të rriten. Ai e përshkroi situatën si një epidemi ende masive dhe vdekjeprurëse, shkruan A2CNN. 

Edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë thirrje për vigjilencë. Olivier Le Poulin theksoi se është ende herët për të përcaktuar me siguri nëse epidemia e ka kaluar pikun.

Ministri i Shëndetësisë i Kongos, Samuel Roger Kaba, kishte deklaruar më herët se kishte shenja inkurajuese, duke iu referuar rënies së transmetimit pas kulmit të epidemisë në mesin e gushtit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos