Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se përkushtimi i Aleancës për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Kosovë do të mbetet i pandryshuar, pavarësisht zhvillimeve të mundshme lidhur me aktgjykimin ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Fillimisht duhet të dimë se pse është krijuar KFOR dhe pse ai është atje. Të sigurohet që kontribut i NATO për sigurinë dhe stabilitetin të vazhdojë. Kjo siç e dini është bërë për shumë vite.
Duke inkurajuar edhe zhvillimet ekonomike dhe sociale. Dhe kjo ka ndodhur për afro dy dekada. Një zhvillim i sigurt për të gjithë popullin e Kosovës.
Kjo është e vërtetë për çdo moment dhe kohë. Ajo është atje të qëndrojë për të bërë çdo gjë të sigurt për situatën. Por kjo është me ndikim edhe në rajon.
Aleanca ushtarake perëndimore do të vazhdojë të vlerësojë përbërjen dhe vendosjen e trupave të KFOR-it, për të siguruar që misioni të përshtatet në mënyrë adekuate me situatën e sigurisë në Kosovë.
(A2 Televizion)