Shteti i së drejtës në filma, lufta dhe paqja, thirrja artistike e Kujtim Çashkut

Nga Luela Myftari
15 Shtator 2026, 16:03 | Kulturë

Lufta, vendosja e paqes, shteti i se drejtës dhe përkujtimi i viktimave, është tema që bën bashkë në 6 ditë filma dokumentarë e reportazhe nga e gjithë bota, në emër të të drejtave të njeriut. Festivali që vjen edhe këtë edicion nën kujdesin e kineastit dhe profesorit Kujtim Çashku. Nga lufta e Kosovës, përmes filmit “Dua” të Blerta Bashollit, që shfaqet më 18 shtator e deri te konfliktet në Ukrainë, politikat e Rusisë, NATO-s dhe Kinës një atmosferë filmash dokumentarë do të rrëfejnë disa të vërteta aty pranë akademisë Marubi, ku Kujtim Çashku rinis me të njëjtin mision International Human Rights Film Festival.

Një sërë normash etike e morale po përplasen me interesa shfrytëzuese burimesh natyrore e njerëzore, në formë izomorfike mbi rrjedhën e pandalshme të historisë sënjerëzimit. Në program kryesisht janë përzgjedhur filma nga kontinenti Europian, i cili gjendet sërish në luftë, duke vënë në rrezik ekzistencën e tij dhe arritjeve të realizuara në dekadat e pas luftës së dytë botërore”, thotë drejtori Ekzekutiv, Kujtim Çashku.

Mes luftës dhe paqes, disa vende në Europë përpiqen për shtetin e së drejtës dhe përkujtimin e viktimave. Një mision që edhe këtë edicion të këtij festivali do të rrugëtojë edhe te magjistratët e rinj, tek Autoriteti i Dosjeve apo institucione të tjera që i bashkohen misionit të Çashkut.

Festivali shfaq filma mbi: rolin e medias, nivelin e propagandës që bart vetë gazetari; rolin e policisë në ruajtjen e rendit në protesta dhe në demokraci, ndërsa nisi rrugëtimin me “Sundays”, një film fituesi 4 çmimeve në GOYA AWARDS. Transferta e pushtetit drejt inteligjencës artificiale si pushtet i së mundshmes, jashtë kontrollit njerëzor, mund të ndryshojë të gjithë strukturën shoqërore dhe kushtet e marrëdhënieve njerëzore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos