Egjipti ka dënuar atë që e quan "pushtimin e mëtejshëm të tokave siriane nga Izraeli".
Sipas mediave të huaja, herët të dielën, ushtria izraelite tha se dërgoi forcat tokësore mbi kufirin me Sirinë, në një zonë të demilitarizuar prej 155 miljesh katrorë të krijuar nga një Marrëveshje e Ndarjes së Forcave të vitit 1974 dhe e mbikëqyrur nga OKB-ja.
Ministria e Jashtme egjiptiane tha se ishte një përpjekje për të zbatuar një realitet të ri në terren.
Izraeli tashmë ka pushtuar pjesën më të madhe të Lartësive të Golanit në Sirinë jugperëndimore dhe e ka bërë këtë që kur pushtoi tokën në luftën gjashtë-ditore të vitit 1967.
Ministri i Jashtëm Gideon Saar tha se prania e re e trupave ishte e përkohshme dhe e kufizuar, shkruan A2 CNN.
"Është në thelb afër kufijve tanë, ndonjëherë disa qindra metra, ndonjëherë një milje ose dy milje," tha ai.
“Është një hap shumë i kufizuar dhe i përkohshëm që kemi marrë për arsye sigurie”, shtoi ai më tej, shkruan A2 CNN.
Një zyrtar i lartë izraelit tha se sulmet ajrore do të vazhdojnë në ditët në vijim, pasi ministri i Mbrojtjes Israel Katz u zotua se ushtria do të "shkatërrojë armë të rënda strategjike në të gjithë Sirinë". (A2 Televizion)