Ekonomia e luftës që prek xhepin, rritet çmimi i grurit pas sulmeve, Hormuzi shtrenjton karburantin

Nga Xhevahir Qardaku
13 Gusht 2026, 11:36 | Bota

Ekonomia e luftës që prek xhepin, rritet çmimi i grurit pas

Raketat hidhen në portet e Rusisë… por pasojat ndihen thuajse në të gjithë botën, deri në xhepin tuaj. Sulmet e fundit ukrainase që prekën dhe terminalet e grurit në Novorossiysk, shkaktuan një rritje të menjëhershme të kontratave, sepse tregu u shqetësua për ndërprerjen e eksporteve nga Deti i Zi.

Sipas të dhënave, rritja pas 12 gushtit ishte nga 2 deri në 4% të çmimit në bursat kryesore, ndërsa që prej fillimit të korrikut, rritja ishte më e madhe deri në 15%, më e larta në 2 vitet e fundit. Shqipëria mund të preket sepse furnizuesit kryesorë me grurë janë Serbia, Rusia dhe Ukraina.

Këto ndryshime nuk do të shfaqen menjëherë në çmimin e miellit ose bukës, por situata mund të përkeqësohet.

“Gjëja më e frikshme për ne tani është se nuk kemi ku ta çojmë këtë grurë. Me bllokadën që Rusia po vendos në Odesa dhe portet e saj, që ne i përdorim për të eksportuar rreth 4.5 milionë tonë, po na bën një fatkeqësi. Nëse Ukraina nuk korrë grurin sot, që i duhet polakëve dhe gjermanëve, nëse nuk korr në dimër dhe nuk përgatit tokën për pranverën, atëherë pas një viti do të shohim një krizë ushqimi”, shprehet Serhiy Rybalko fermer në Ukrainë.

“Punëtorët presin në radhë për gjysmë dite për të mbushur karburantin për të shkuar në punë. Situata është e tmerrshme. Situata po përkeqësohet gjithnjë e më shumë çdo vit. Vitin e kaluar, dështimi i të korrave dhe thatësira mbytën gjithçka, dhe këtë vit, është situata financiare. Ka të korra, por nuk ka asnjë mënyrë për ta shitur”, thotë Vladimir Fedorchenko, fermer në Rusi.

Një shqetësim tjetër për xhepin tuaj vjen nga Ngushtica e Hormuzit. Funksionimi i kufizuar me bllokadën e dyfishtë, amerikane dhe iraniane, ka bërë që çmimi i naftës për fuçi të jetë në 88 dollarë. Në Hormuz kalon 20% e furnizimeve energjetike të botës, por gjithashtu është një pikë kryesore e kalimit të plehrave kimikë që përdoren në bujqësi dhe me bllokadën aktuale, rrezikohen shumë prodhime ose rritje e çmimit për produktet bujqësore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos