Elefanti vret dy gra të moshuara në safari

Nga A2 CNN
4 Korrik 2025, 17:17 | Bota

Elefanti vret dy gra të moshuara në safari

Dy turiste gra u vranë nga një elefant të enjten gjatë një safari në një park kombëtar në Zambia, njoftoi policia.

Komisioneri i Policisë së Provincës Lindore, Robertson Mweemba, tha se viktimat ishin 68-vjeçarja Easton Janet Taylor nga Mbretëria e Bashkuar dhe 67-vjeçarja Alison Jean Taylor nga Zelanda e Re. Ato u sulmuan nga një elefant femër që po kalonte aty pranë, bashkë me këlyshin e saj.

Guida të safarit që shoqëronin grupin u përpoqën të ndalonin elefantin duke qëlluar me armë, sipas policisë. Elefanti u plagos nga të shtënat, por guidat nuk arritën ta ndalonin sulmin dhe të dyja gratë humbën jetën në vendngjarje, shkruan A2 CNN.

Ngjarja ndodhi në Parkun Kombëtar South Luangwa në lindje të Zambisë, rreth 600 kilometra nga kryeqyteti Lusaka.

Elefantët femra janë shumë mbrojtëse ndaj këlyshëve të tyre dhe mund të reagojnë me agresivitet ndaj çdo gjëje që e perceptojnë si kërcënim.

Vitin e kaluar, dy turiste amerikane humbën jetën në incidente të ndryshme me elefantë në pjesë të ndryshme të Zambias. Edhe në ato raste, viktimat ishin gra të moshuara dhe ndodheshin në automjete kur u sulmuan. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos