Pas një telefonate midis Presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe Presidentit rus Vladimir Putin,Trump tha se bisedimet nuk prodhuan rezultate të rëndësishme.
"Nuk kam bërë asnjë përparim me të", tha Trump në një deklaratë të shkurtër në një bazë ajrore jashtë Uashingtonit. Ai tha se foli me Putinin si për Iranin ashtu edhe për Ukrainën.
"Ne po u japim Ukrainës armë, por tashmë u kemi dhënë shumë armë. Po punojmë me ta dhe po përpiqemi t'i ndihmojmë", tha Trump.
SHBA-të nuk i kanë ndaluar plotësisht dërgesat e armëve në Ukrainë, vazhdoi Trump. Ai akuzoi paraardhësin e tij, Joe Biden, se dërgoi shumë armë dhe kështu dobësoi mbrojtjen e SHBA-së. (A2 Televizion)