“Çelësin e luftës së Ukrainës e ka Trump”, Pumo: Kinezët furnizojnë me dronë edhe Rusinë, edhe Ukrainën

Nga A2 CNN
13 Maj 2026, 21:23 | Bota

Gazetari Misha Pumo deklaroi se Presidenti amerikan Donald Trump e ka në dorë çelësin e luftës në Ukrainë dhe nuk ka nevojë për ndihmë nga Kina në këtë rast.

“Besoj që kyçet e luftës së Ukrainës, Presidenti Trump i ka në xhepin e vet, pasi përfundimi i luftës atje varet shumë nga administrata amerikane. Përveç ndihmave ushtarake në linjën e inteligjencës, gjithashtu linja Starlink është me rëndësi jetësore për ushtrinë ukrainase. Të gjitha këto bëjnë që në një farë mënyre Ukraina të jetë e varur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe fakti i arritjes së armëpushimit për tre ditë, që u arrit falë ndërhyrjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, la përshtypjen që Zelenskyt iu transmetua vetëm që ai duhet të respektojë datat, ndërsa ujdia u krye mes Putin dhe Trump”, tha Pumo në një lidhje direkte me “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN.

“Përsa i përket kinezëve, Rusia këtu është pak më e pavarur, në kuptimin që kinezët furnizojnë me pjesë këmbimi për dronë si Rusinë, ashtu edhe Ukrainën. Ky është fakt dhe nganjëherë kur merret Kina si aleat i mirëfilltë i Rusisë, kjo nuk është e vërtetë”, shtoi gazetari Misha Pumo.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos