Elon Musk shkarkon 500 punonjës, i "zëvendëson" me një 20-vjeçar

Nga A2 CNN
2 Tetor 2025, 14:49 | Bota

Elon Musk shkarkon 500 punonjës, i "zëvendëson" me

Kompania xAI, dega e platformës X e përqendruar në zhvillimin e inteligjencës artificiale Grok, ka kaluar një ristrukturim drastik me shkurtim masiv të stafit. Sipas Business Insider, në fillim të shtatorit mbi 500 punonjës u pushuan nga puna, shumica e tyre të angazhuar në menaxhimin e të dhënave.

Në një email dërguar stafit, kompania theksoi: “Pas një rishikimi të aktiviteteve tona mbi përdorimin e të dhënave njerëzore, vendosëm të përshpejtojmë prioritetin ndaj inteligjencës artificiale. Si pjesë e këtij ndryshimi, kontratat e shumicës do të përfundojnë menjëherë.”

Por surpriza më e madhe erdhi me emërimin e një udhëheqësi të ri: Diego Pasini, vetëm 20 vjeç, i cili ka mbaruar shkollën e mesme në vitin 2023. Ai iu bashkua xAI në janar pas fitores në një konkurs programimi të organizuar nga vetë kompania, shkruan A2 CNN.

Në ditët e para të detyrës, ai siguroi punonjësit se nuk do të ketë shkurtime të tjera, por paralajmëroi intervista individuale ku secili do të duhet të shpjegojë vlerën që sjell në kompani. Kjo ka shkaktuar, sipas raportimeve, një “klimë paniku” brenda xAI.

Elon Musk mbetet i bindur se aftësitë vlejnë më shumë se përvoja, ndërsa dy punonjës që e kritikuan emërimin e Pasinit u shkarkuan brenda pak orësh nga kompania. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos