Përmbytje katastrofike në Ibiza, stuhia më e rëndë në 70 vite godet ishullin

Nga A2 CNN
2 Tetor 2025, 11:47 | Bota

Përmbytje katastrofike në Ibiza, stuhia më e rëndë

Ibiza, ishulli idilik spanjoll dhe destinacioni më i preferuar për jetën e natës, është goditur nga stuhia më e rëndë në 70 vite. Në më pak se 24 orë, në ishull ranë deri në 254 litra shi për metër katror, sipas agjencisë meteorologjike spanjolle AEMET, duke regjistruar periudhën më të lagësht që nga viti 1952.

Stuhia Gabrielle solli sasi të mëdha lagështie nga Mesdheu dhe e zbrazi atë mbi Ishujt Balearik, duke bërë që rrugët të shndërrohen në lumenj dhe të përmbyten zona të tëra.

Imazhet që qarkullojnë në rrjet tregojnë makina të zhytura në ujë, turistë që braktisin me nxitim autostradën kryesore për të kapur fluturimet e tyre në këmbë dhe hotele luksoze që mbushen me ujë.

Në Pacha-n historike, pranë marinës, një pjesë e çatisë u shemb, me stafin që përpiqej me dëshpërim të përmbante ujin, ndërsa aeroporti i Ibizës përjetoi probleme serioze me ujin e shiut që rridhte nga çatia.

Autoritetet u detyruan ta rrisnin alarmin nga portokalli në të kuq, ndërsa u aktivizua plani special i përmbytjeve INUNBAL. Ushtarë, policë dhe zjarrfikës mbërritën nga Majorka dhe Valencia, së bashku me helikopterë dhe njësi speciale për fatkeqësitë natyrore.

Brenda 24 orëve, Garda Civile shpëtoi 148 persona që ishin bllokuar në shtëpi dhe automjete. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos