All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Emiri i Katarit bisedë telefonike me Biden: Diskutuam rreth tentativave për armëpushim në Gaza

Nga A2 CNN
26 Dhjetor 2023, 22:31 | Bota
All - Paragraf - 1

Emiri i Katarit bisedë telefonike me Biden: Diskutuam rreth tentativave

Kryeministri i Katarit Sheikh Mohammed bin Abdulrahman Al Thani zhvilloi mbrëmjen e së martës një bisedë telefonike me presidentin amerikan Joe Biden.

All - Paragraf - 3

Lajmi është bërë i ditur nga agjencia e lajmeve e Katarit Qna. Siç raportohet, dy liderët diskutuan zhvillimet e fundit në Gaza dhe rreth territoreve të pushtuara palestineze.

Po ashtu, gjatë bisedës ata diskutuan edhe për tentativat e përbashkëta ndërmjetësuese për të arritur një armëpushim të përhershëm.

“Gjatë bisedës telefonike, përcjell Qna, diskutuam për marrëdhëniet strategjike mes dy vendeve mike dhe mënyrat e mbështetjes dhe zhvillimit të tyre, si dhe për çështjet kryesore rajonale dhe ndërkombëtare me interes të përbashkët”.

All - Paragraf - 6

Nga ana tjetër, shefi i shtabit të ushtrisë izraelite Herzi Halevi deklaroi më herët se lufta në Gaza do të vazhdojë edhe për shumë muaj të tjerë.  (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos