All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Zemërim në SHBA, prifti katolik pretendon se Jezusi ishte “hebre palestinez”

Nga A2 CNN
26 Dhjetor 2023, 22:17 | Bota
All - Paragraf - 1

Zemërim në SHBA, prifti katolik pretendon se Jezusi ishte “hebre

Reagime të forta në rrjetet sociale ka shkaktuar një prift, i cili u përpoq ta lidhë historinë e Krishtlindjeve me luftën në Izrael.

All - Paragraf - 3

Në intervistën e publikuar në ditën e Krishtlindjes, prifti Edward Beck u pyet për dhimbjen dhe mjerimin në botë gjatë sezonit të festave dhe u ftua të jepte mesazhin e tij për ata që ndihen të pashpresë.

Përgjigja e tij ishte befasuese, pasi ai e cilësoi Jezu Krishtin si një "çifut - palestinez", i lindur në një vend të pushtuar.

Ajo që më bën përshtypje është se historia e Krishtlindjeve ka të bëjë me një çifut palestinez – sa shpesh i hasni këto fjalë së bashku? Një çifut palestinez që ka lindur në një kohë kur vendi i tij ishte nën okupim, apo jo? Ata nuk mund të gjenin një vend që nëna e tij të lindte. Ata ishin të pastrehë. Përfundimisht atyre iu desh të iknin si refugjatë në Egjipt”, tha ai për CNN.

All - Paragraf - 6

Pas kësaj deklarate, kritikat ndaj priftit ishin të forta. “Është një gabim i turpshëm”, komentoi një kolumnist i New York Post.

Megjithatë, Beck i qëndroi asaj që tha, duke ndarë në platformën X një artikull të Britannica të titulluar "Palestina çifute në kohën e Jezusit". Në të njëjtën kohë, ai iu përgjigj kritikëve të tij duke thënë se ata e morën mesazhin në kontekstin që dëshironin.

Mesazhi im ishte ai i unitetit dhe solidaritetit, si për Izraelin ashtu edhe për palestinezët e vuajtur. Sa më shumë të theksojmë dallimet tona, aq më pak dashuri do të ketë në botë”, shkoi prifti.

All - Paragraf - 9

E teksa përdoruesit e rrjeteve sociale vazhduan ta kritikonin, përfundimisht prifti filloi t'i bllokonte, gjë që po ashtu u komentua negativisht. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos