Një delegacion turk i kryesuar nga kreu i Shërbimit Informativ (MIT), Ibrahim Kalin, ka fluturuar sot drejt Damaskut, në një vizitë të pazakontë në kryeqytetin sirian pas rënies së regjimit të Bashar al-Assad.
Sipas raportimeve në mediat ndërkombëtare dhe fotove të publikuara në rrjetet sociale, shefi turk i inteligjencës vizitoi xhaminë Umajad dhe u fal atje.
Lëvizja nga ana e Turqisë nuk është aspak e palidhur me zhvillimet në rajon dhe fakti që Presidenti Recep Tayyip Erdoğan i dha një urdhër Kalinit për këtë lëvizje specifike me rrezikshmëri të lartë në kushte jashtëzakonisht të ngarkuara, tregon synimet e qarta të Ankarasë.
NEW: Turkish Intel Chief Kalın is indeed in Damascus, he visited the Umayyad mosque and reportedly prayed there. pic.twitter.com/aiuJXh3LDZ
— Ragıp Soylu (@ragipsoylu) December 12, 2024
Ankaraja me qëllim zgjedh të shtrijë edhe më thellë ndikimin në Siri, këtë herë duke veshur petkun e saj zyrtar politik dhe diplomatik.
Lëvizja e Turqisë është pa dyshim një lëvizje për të cilën SHBA-të dhe Izraeli nuk kanë qenë të informuara, të paktën jo para ekzekutimit të saj, dhe është tregues i mënyrës, mjeteve dhe përfshirjes që Erdogan ka si synim për shtetin e sapo dalë nga diktatura e Assad.
Turkish chief of intelligence İbrahim Kalın had a very warm welcome in the Syrian capital Damascus. pic.twitter.com/M0fxObMHXh
— Clash Report (@clashreport) December 12, 2024
Lëvizja turke mund të jetë gjithashtu hapi i parë për të njohur situatën aktuale në rajon, pavarësisht nga fakti se Ankaraja ka mbështetur hapur Ushtrinë Kombëtare Siriane (SNA) e cila shpesh është përfshirë në beteja për kontrollin e rajoneve veriore dhe lindore të Sirisë për 11 vitet e fundit.
Shefi i inteligjencës turke İbrahim Kalın pati një pritje shumë të ngrohtë në kryeqytetin sirian Damask. Fakti që zyrtarët e lartë turq u pritën nga operativët rebelë të HTS-së tregon gjithashtu se ata janë aktualisht nën presion për t'i dhënë menjëherë përgjigje të përkohshme popullit sirian, diçka që ata vështirë se mund ta bëjnë përmes kanaleve zyrtare pasi janë në listën e zezë të terrorizmit nga Perëndimi dhe e gjithë ndihma humanitare është ngrirë ndaj regjimeve të tilla.
Kalın at the Umayyad Mosque in Damascus. https://t.co/YK3XCWJRX0 pic.twitter.com/PJ9XDELQvj
— Clash Report (@clashreport) December 12, 2024
Lëvizja e Turqisë sigurisht që do të sjellë lëvizje edhe nga Izraeli, ashtu si edhe nga SHBA, por gjithsesi tregon qartë se Erdogan është i gatshëm dhe i përgatitur për zhvillimet dhe prandaj sot ka reflekset për të përfituar prej tyre. (A2 Televizion)