"Personi i vitit", revista "Time" zgjedh Donald Trump njeriun e vitit

Nga A2 CNN
12 Dhjetor 2024, 15:29 | Bota

"Personi i vitit", revista "Time" zgjedh Donald Trump

Donald Trump është zgjedhur “Personi i Vitit”, nga revista e njohur Time.  Konkursi për personin e vitit përfshinte nënpresidenten e SHBA-së Kamala Harris, Princeshën e Uellsit Kate Middleton, miliarderin Elon Musk dhe kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.

"Time" i dha Trumpit titullin "Personi i Vitit" edhe në vitin 2016.  Ylli i popit Taylor SWift mori titullin vitin e kaluar. Presidenti i zgjedhur republikan ndërtoi pasurinë e tij si investitor i pasurive të paluajtshme në Nju Jork përpara se të futej në politikë.

Gjatë mandatit të tij të parë si president, ai e mati suksesin e tij pjesërisht me fuqinë e tregut të aksioneve, i cili deri më tani e ka mirëpritur rizgjedhjen e tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos