“Erdogan sillet si diktator”, Izraeli akuzon presidentin turk pas ndalimit të tregtisë

Nga A2 CNN
2 Maj 2024, 18:25 | Bota

“Erdogan sillet si diktator”, Izraeli akuzon presidentin turk pas

Pas vendimit të Ankarasë për të ndaluar tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza, ka reaguar ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz. Ai e ka cilësuar diktator presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan dhe e ka akuzuar për “prishje të marrëveshjeve duke bllokuar portet për importet dhe eksportet izraelite”.

"Kështu sillet një diktator, duke shpërfillur interesat e popullit dhe biznesmenëve turq dhe duke injoruar marrëveshjet tregtare ndërkombëtare," shkruan Katz në X.

Ai thotë se udhëzoi drejtorin e përgjithshëm Yaakov Blitshtein që "të angazhohet menjëherë me të gjitha palët përkatëse në qeveri për të krijuar alternativa për tregtinë me Turqinë, duke u fokusuar në prodhimin vendas dhe importet nga vendet e tjera".

"Izraeli do të shfaqet me një ekonomi të fortë dhe të guximshme. Ne fitojmë dhe ata humbasin". U shpreh më tej Katz.

Izraeli dhe Turqia kanë marrëveshje të tregtisë së lirë nga mesi i viteve 1990, të cilat tani po shkelen.

Muajin e kaluar, Turqia njoftoi kufizime të tregtisë së eksportit në Izrael për 54 produkte duke përfshirë çimento, çelik, alumin, materiale ndërtimi dhe pajisje hekuri, në përgjigje të luftës në Rripin e Gazës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos