
Libani ka njoftuar se po përgatitet të paraqesë një ankesë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së pas vrasjes së tre gazetarëve nga një sulm izraelit.
Ministri i Informacionit, Paul Morcos, deklaroi se institucioni që ai drejton, në bashkëpunim me Ministrinë e Jashtme, është duke hartuar ankesën lidhur me shënjestrimin e punonjësve të medias.
Sipas raportimeve, nga sulmi mbetën të vrarë një gazetar i televizionit Al-Manar, i lidhur me Hezbollahun, një tjetër nga kanali pro-Hezbollah Al Mayadeen në jug të Libanit, si dhe një operator

Në një deklaratë zyrtare, Morcos theksoi se Libani nuk do t’i konsiderojë të zakonshme sulme të tilla dhe se mbetet i përkushtuar ndaj unitetit kombëtar.
Ai gjithashtu bëri thirrje për rikonfirmimin dhe zbatimin e mbrojtjes ndërkombëtare për gazetarët, duke paralajmëruar kundër çdo përpjekjeje për dobësimin e këtyre mekanizmave mbrojtës.
(A2 Televizion)