Trump shpërthen kundër aleatëve: “Nuk do të jemi aty për NATO kur të na e kërkojë!”

Nga Rosalba Bejdo
28 Mars 2026, 18:16 | Bota

Presidenti amerikan Donald Trump nuk i del inati me NATO-n, pas refuzimit të shteteve aleate për të dërguar luftëanije në Hormuz. Ai ripërsëriti zhgënjimin e tij, duke paralajmëruar se Uashingtoni mund të mos i ndihmojë në të ardhmen, nëse do t’i kërkohet diçka e tillë.

Ata thjesht nuk ishin aty”, pohoi kreu i Shtëpisë së Bardhë gjatë një forumi investimesh në Miami. “Ne kontribuojmë me miliarda dollarë çdo vit në NATO, me qindra miliardë për t’i ndihmuar ata, dhe ne do të kishim qenë gjithmonë aty për ta. Por tani, bazuar në veprimet e tyre, mendoj se nuk na duhet ta bëjmë, apo jo!”, shtoi më tej Trump.

Që prej fillimit të luftës amerikano-izraelite kundër Iranit një muaj më parë, Trump e ka shprehur vazhdimisht frustrimin mbi atë që e sheh si mungesë mbështetje dhe hezitim për të angazhuar forca nga ana e aleatëve perëndimorë, në rihapjen e ngushticës së Hormuzit, një itinerar kyç detar për tregtinë globale të naftës.

6 fuqi kryesore, përfshirë Britaninë e Madhe, Francën, Gjermaninë dhe Japoninë, kanë thënë se janë gati të kontribuojnë në mënyrë të përshtatshme, por deri më tani nuk kanë bërë ndonjë hap konkret.

Komentin më të fortë kundër aleancës, Trump e bëri javën e kaluar, kur i quajti anëtarët e saj frikacakë dhe tha se NATO ishte një tigër prej letre pa SHBA.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos