Sulmet në Gaza, Presidenti izraelit thotë se luftimet synojnë lirimin e pengjeve

Nga A2 CNN
18 Mars 2025, 17:21 | Bota

Sulmet në Gaza, Presidenti izraelit thotë se luftimet synojnë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, ka postuar në rrjetet sociale, duke thënë se "ripërtëritja e luftimeve" të ushtrisë izraelite në Gaza ka dy qëllime kryesore: "Qëllimi kritik moral për kthimin e të rrëmbyerve dhe sigurisht rivendosjen e sigurisë së plotë për të gjithë banorët e shtetit të Izraelit".

Sipas mediave të huaja, në postim, ai pranon se sulmet brenda natës në Gaza janë "një shkak për shqetësim për shumë njerëz" dhe kjo është arsyeja pse është e rëndësishme për të "të theksojë se lufta nuk është një qëllim në vetvete" - por një mjet për të arritur qëllimet që Herzog, shkruan A2 CNN.

Ai gjithashtu i kërkon qeverisë të dëgjojë familjet e pengjeve dhe u bën thirrje të gjithë izraelitëve që të tregojnë ndjeshmëri ndaj tyre në "këtë kohë të vështirë".

Kujtojmë se në sulmet e sotme izraelite në Gaza, pas prishjes së marrëveshjes së armëpushimit, me dhjetëra persona humbën jetën dhe shumë të tjerë u plagosën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos