Europa duhet të rinisë dialogun me Rusinë! Është thirrja që erdhi këtë të premte nga kryeministrja italiane Georgia Meloni.
Meloni theksoi se ishte dakord me presidentin francez Emanuel Macron, i cili së fundmi i kërkoi Europës të angazhohej me Moskën teksa vijonin përpjekjet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
“Mendoj se Macron ka të drejtë lidhur me këtë. Besoj se ka ardhur koha që edhe Europa të flasë me Rusinë. Në këtë fazë të negociatave, nëse Europa vendos të bisedojë vetëm me njërën prej dy palëve, kam frikë se në fund, kontributi që do të japë do të jetë i limituar”, tha Meloni në konferencën e përvitshme të vitit të ri, raporton A2 CNN.
Kryeministrja Italiane shtoi se BE-ja duhet të emërojë një të dërguar të posaçëm që do të merret drejtpërdrejtë me presidentin rus Vladimir Putin duke shmangur kështu konfuzionin.
Ajo përjashtoi një ndërhyrje amerikanë në Groenlandë dhe kërkoi rritje të pranisë së NATO-s në Arktik. (A2 Televizion)