Europa nën kërcënimin e dronëve, Samiti i Kopenhagës kërkon mburojë të përbashkët ajrore

Nga A2 CNN
3 Tetor 2025, 08:08 | Bota

Europa nën kërcënimin e dronëve, Samiti i Kopenhagës

Në Kopenhagë në kuadrin e samitit të BE-së u zhvillua edhe takimi i Komunitetit Politik Europian, ku morën pjesë rreth 50 kryetarë shtetesh dhe qeverishë, për të diskutuar sfidat aktuale të kohës. Lufta në Ukrainë dhe shkeljet e fundit të hapësirës ajrore në vende të BE-së nga dronë ishin në qendër të konsultimeve. Vendet e BE-së dhe të NATO-s duan të gjejnë zgjidhje për mbrojtjen nga ndërhyrje të tilla. Njëkohësisht diskutohet edhe për krijimin e një mburoje ndaj dronëve.

Përvoja e Ukrainës me dronë mund të ndihmojë
Ukraina konsiderohet me rëndësi thelbësore për një tjetër temë të rëndësishme të këtij samiti: Krijimi i një mburoje kundër ndërhyrjeve të dronëve në hapësirën ajrore të BE-së - përfshirë edhe ato në Danimarkë javën e kaluar.

Ukraina ka përvojë në përdorimin e dronëve dhe ndalimin e tyre. Volodymyr Zelenskyy, presidenti i Ukrainës, theksoi: "Sot Europa përballet vërtet me kërcënime dronësh. Ukraina ka eksperiencë me këtë çështje për shkak të luftës, mbase më e madhja në botë. Dhe sigurisht që ne do s'do të heshtim. Do ta mbështesim Danimarkën, sepse ata janë miqtë tanë të vërtetë."

Kryeministrja daneze Mette Frederiksen i mirëpriti mësimet që Europa po nxjerr gjatë mbështetjes së Ukrainës. "Gjithçka bëjmë në Ukrainë është mbrojtja e vetes dhe pjesës tjetër së Europës. Pra po bëjmë shumë por na duhet të shpejtojmë dhe t'i shtojmë përpjekjet."

Sandu: Të punojmë bashkarisht për të forcuar sigurinë kibernetike
Gjithësesi, jo kushdo në samit është mbështetës ndaj Ukrainës. Udhëheqësit europianë kanë mbajtur takime me dyer të mbyllura me shtetet pro-ruse si Serbia, Azerbajxhani dhe Gjeorgjia, për të kapërcyer përçarjet në Europë.

Moldaviasapo mori një rezultat pro-BE në zgjedhjet e fundit parlamentare. Gjatë fushatës elektorale në Moldavi ka pasur tentativa të forta për influencim nga Rusia në mbështetje të forcave pro-ruse. Gjatë samitit në Kopenhagë presidentja e Moldavisë Maia Sandu deklaroi: "Ajo çfarë ndodhi në Moldavi gjatë muajve të fundit dhe veçanërisht në javët e fundit para zgjedhjeve, mund të ndodhë në çdo vend europian. Prandaj na duhet të punojmë fort, të punojmë bashkë për të luftuar kundër financimit të paligjshëm. Na duhet të punojmë bashkarisht për të forcuar sigurinë kibernetike dhe na duhet të punojmë kundër dezinformimit."/DW (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos