Çfarë është Hëna e zezë? Fenomeni i rrallë qiellor

Nga A2 CNN
20 Gusht 2025, 10:41 | Bota

Çfarë është Hëna e zezë? Fenomeni i rrallë

Ky vit ka sjellë një dukuri të veçantë astronomike: katër “Hëna të Zeza” brenda një sezoni. Pas asaj të parë më 25 qershor dhe të dytës më 24 korrik, nata e 23 gushtit do të shënojë shfaqjen e tretë, ndërsa e katërta dhe e fundit do të ndodhë më 21 shtator. Ky ritëm i shpeshtë vjen pasi muaji sinodik i Hënës zgjat rreth 29.5 ditë, duke bërë që këtë verë fenomeni të përsëritet disa herë.

“Hëna e Zezë” është një fazë e veçantë e ciklit hënor, që përkon me Hënën e Re të tretë brenda një stine. Ndryshe nga Hëna e Plotë, ajo mbetet e padukshme për syrin e lirë, pasi disku i saj ndodhet mes Tokës dhe Diellit, duke mos reflektuar dritë. Për këtë arsye, nuk është e mundur të shihet drejtpërdrejt, përveçse kur ndodh një eklips diellor.

Megjithatë, rëndësia e saj nuk lidhet me pamjen, por me faktin se është një dukuri e rrallë, që nuk do të përsëritet më deri në vitin 2027, shkruan A2 CNN. Prandaj, edhe pse nuk do të shohim ndryshime spektakolare në qiell, gushti sjell një moment unik për kalendarin astronomik. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos