
Si çdo mëngjes edhe sot kryeministri Edi Rama edhe ka nxjerrë para godinës së Kryeministrisë tryezën dhe karriget për dialog me protestuesit, pavarësisht refuzimit prej ditësh të tyre.
Por ajo që vihet re sot, është se kryeministri Rama krahas stolave cilindrikë dhe tyrezës prej guri ka alternuar edhe disa karrige të modeleve të ndryshme.
Në ditën e djeshme të 12-ën e protestës, të cilës iu bashkua edhe Partia Demokratike, protestuesit u përplasën me policinë, duke e sulmuar me gur, molotov, e fishekzjarrë.
Policia iu kundërpërgjigj me gaz lotsjellës, ujë me presion, ndërsa nuk munguan as goditjet me plumba gome dhe shkop gome.
Përplasje të forta u zhvilluan në disa zona kryesore të Tiranës, ku u raportua për disa të lënduar. (A2 Televizion)