Donald Trump ka thënë se Volodymyr Zelenskyy dhe Vladimir Putin janë "në proces" të caktimit të një takimi dypalësh.
Sipas mediave të huaja, kjo hedh më tej dyshime mbi perspektivën shumë të përfolur të një samiti trepalësh që përfshin presidentin e SHBA-së.
"Tani mendoj se do të ishte më mirë nëse do të takoheshin pa mua", i tha Trump prezantuesit të radios Mark Levin.
"Nëse është e nevojshme, do të shkoj", vijoi më tej Trump, përcjell A2 CNN.
Deri më tani nuk ka pasur asnjë konfirmim nga Rusia se është duke u planifikuar një takim i mundshëm dypalësh midis Putinit dhe Zelenskiy-t.
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha se takimet mes udhëheqësve kombëtarë duhet të përgatiten "me gjithë kujdesin" dhe nuk mund të ndiqen për hir të "mbulimit mediatik ose transmetimeve në mbrëmje".
Trump diskutoi dje me kryeministrin hungarez Viktor Orban Budapestin si një vend për një samit që përfshin Zelenskyy dhe Putin, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.
Stambolli, ku delegacionet e të dy vendeve janë takuar më parë, është përmendur gjithashtu, tha një zyrtar i lartë i administratës për Reuters.
Zvicra tha gjithashtu se do të ishte e gatshme të priste Putinin për çdo bisedime paqeje. (A2 Televizion)