Festimet e Ditës së Jerusalemit, Ultranacionalistët izraelitë brohorasin 'vdekje arabëve'

Nga A2 CNN
26 Maj 2025, 14:25 | Bota

Festimet e Ditës së Jerusalemit, Ultranacionalistët

Grupe ultranacionalistësh izraelitë janë dëgjuar duke brohoritur "vdekje arabëve" dhe "fshati juaj le të digjet" në rrugët e Qytetit të Vjetër të Jerusalemit sot.

Sipas mediave të huaja, këto deklarata vijnë ndërsa izraelitët shënojnë Ditën e Jerusalemit, të cilën e quajnë përvjetorin e "ribashkimit" të Jerusalemit Lindor dhe atij Perëndimor pas luftës gjashtëditore të vitit 1967.

Pas konfliktit, Izraeli në fakt aneksoi Jerusalemin Lindor, në kundërshtim me përpjekjet ndërkombëtare për ta ndarë qytetin në mënyrë të barabartë midis tyre dhe palestinezëve.

Jerusalemi ndodhet në zemër të konfliktit arabo-izraelit, me të dyja palët që pretendojnë tokën dhe vendet e saj fetarem shkruan A2 CNN.

Më herët sot, autobusë turistikë që transportonin grupe ultranacionalistësh të rinj ishin rreshtuar në hyrjet e Qytetit të Vjetër, duke sjellë njerëz nga i gjithë vendi.

Policia izraelite tha se kishte arrestuar disa individë, "duke vepruar shpejt për të parandaluar dhunën, konfrontimet dhe provokimet".

Marshimi i Ditës së Jerusalemit vitin e kaluar rezultoi në sulmin e një gazetari palestinez nga grupe ultranacionaliste izraelite.

Katër vjet më parë, kjo shkaktoi një luftë 11-ditore midis Izraelit dhe Gazës, shkruan A2 CNN.

Dyqanet palestineze u mbyllën herët, me një protestues palestinez që bërtiste: “Kjo është shtëpia jonë, ky është shteti ynë” dhe “largohuni që këtej” në hebraisht. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos