
Protestuesit izraelitë kanë hyrë me forcë në kompleksin e agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë në Jerusalemin Lindor, sipas raportimeve.
Mediat e huaja bëjnë të ditur se Koordinatori i UNRWA-së për Bregun Perëndimor, Roland Friedrich, tha se rreth një duzinë protestuesish izraelitë, përfshirë një anëtar të parlamentit, hynë me forcë në kompleks më herët sot.
Z. Friedrich i tha Sky News se në atë kohë nuk kishte punonjës të UNWRA-s në kompleks dhe kishte vetëm staf sigurie me kontratë të pranishëm.
Gjatë natës dhe sot izraelitët kanë shënuar Ditën e Jerusalemit, përvjetorin e asaj që ata e quajnë "ribashkim" i qytetit, pas luftës gjashtëditore të vitit 1967, e cila në fakt pa Jerusalemin Lindor të aneksohej, në kundërshtim me rezolutat e OKB-së, të cilat parashikonin që ai të ndahej me palestinezët. (A2 Televizion)